E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, humb jetën shoferi, pasagjeri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 14:25, në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Panaja.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip kamionçinë, me targa AB498LY, është përplasur me trafikndarësen, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kabina e dëmtuar rëndë e kamionçinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›