E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në kryqëzimin e Gjadrit në Lezhë-Plagosen 5 persona, mes tyre e mitura 6-vjeçare

Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit.

Tre automjete janë përplasur mes tyre, me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›