E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në rrugën Pejë-Radavc, vetura përfundon jashtë rrugës

Java ka nisur me një aksident trafiku në rajonin e Pejës, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës kryesore në aksin rrugor Radavc–Pejë.

Në pamjet e siguruara shihet vetura e dalë jashtë rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët policorë.


Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 07:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësiti Rajonal i Trafikut në Pejë. /Telegrafi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›