E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në tunelin e Kalimashit, tre persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit.

Dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar tre persona të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›