E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor në Mbrostar Ura, mes të lënduarve edhe turistë të huaj

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar Ura, duke shkaktuar katër të plagosur, mes tyre edhe dy turistë të huaj.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete që lëviznin në të njëjtin kah janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta, duke sjellë dëmtime të konsiderueshme për pasagjerët.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. Paralelisht, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në aksin e ngarkuar rrugor të bypass-it të Fierit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›