E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident trafiku në Deçan, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


"Sot rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Isniq-Deçan, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, dhe si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës ka pësuar lendime trupore", ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor. /Telegrafi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›