E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Bosnje e Hercegovinë/ Vdes deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Një aksident rrugor raportohet ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë.

Sipas asaj që raporton media boshnjake “Klix”, deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Sërgjan Todoroviç ka humbur jetën në këtë aksident që ka ndodhur sot në autostradën “9 Janari”, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur, kanë konfirmuar nga Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve jozyrtare, tragjedia ka ndodhur kur  makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkio të një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›