E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Durrës, makina përplaset me motorin, humb jetën një 28-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri 28-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Qerret – Katund i Ri”, ku një automjet është përplasur me një motomjet që lëvizte pa targa.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale M. V., banues në fshatin Qerret, ndërsa motomjeti pa targa drejtohej nga 28-vjeçari A. Sh., banues në fshatin Katund i Ri.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia bëri të ditur se drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›