E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor i preu jetën në mes një 17-vjeçari me origjinë shqiptare, Elias Çakalli. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së enjtes, më 22 janar, në Itali.

I mituri udhëtonte si pasagjer në një nga dy automjetet e përfshira në aksident. Makina ku ndodhej Elias drejtohej nga një 18-vjeçar, mik i tij, i cili tashmë është nën hetim. Sipas dyshimeve paraprake, automjeti është rrokullisur disa herë pas përplasjes.

Si pasojë e goditjes së fortë, 17-vjeçari është hedhur jashtë automjetit pasi ka thyer një nga xhamat, duke përfunduar në asfalt disa metra larg.

Kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, i mituri kishte ndërruar jetë.

Gjendja e drejtuesit të mjetit mbetet shumë e rëndë. 18-vjeçari u transportua me helikopter në spitalin “Sant’Andrea” në Romë, ku ndodhet i shtruar në gjendje kritike.

Ndërkohë, gruaja që drejtonte automjetin tjetër të përfshirë në aksident ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të këtij aksidenti të rëndë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›