E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik është regjistruar në Itali, ku një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Corotona-s në Itali.

Mediat italane, shkruajnë se shqiptari  u godit nga një makinë, e cila drejtohej nga një 19-vjeçar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›