E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Krujë, një këmbësor humbet jetën, ndalohet drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të hënën në mbrëmje në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.

Rreth orës 21:00, Policia njoftoi se një automjet i drejtuar nga shtetasi T. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar. Për pasojë të përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vend.

Drejtuesi i automjetit, 20-vjeçari T. S., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta që çuan në këtë ngjarje tragjike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›