Aksident tragjik në Pojskë/ Një viktimë e katër të plagosur, makinat përplasen kokë më kokë

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e të dielës në rrugën Pogradec – Qafë Thanë si pasojë e të cilit një 26 vjeçare ka ndërruar jetë dhe katër persona të tjerë janë plagosur.
Automjeti me drejtues nga Korca sipas policise është përplasur me një automjet me targa të Strugës që drejohej nga një person me banim në Maqedoninë e Veriut, pranë fshatit Pojskë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Elmedina Lloga shqiptare nga Maqedonia e Veriut , pasagjere në automjetin me targa të Strugës.
Gjithashtu janë lënduar drejtuesit e automjetee dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy makinat.
Katër të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Hetuesit shkuan në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.