E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, përplasen tre automjete, një i plagosur

Një aksident mes tre automjeteve është regjistruar mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për disiplinimin e trafikut, si dhe zjarrfikësit e Lushnjës, që po kryejnë pastrimin e autostradës nga mbetjet e automjeteve të përfshira në aksident.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes zinxhir është bërë një automjet që ishte përmbysur pasi drejtuesi kishte humbur kontrollin. Një automjet tip Benz ka frenuar për të shmangur përplasjen me të, ndërsa mjetet e tjera janë përplasur njëri pas tjetrit. Ekspertët po kryejnë dokumentimin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›