E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i fuoristradës, lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara

Myfit Qejvani, 29 vjeç, i cili u përfshi në aksidentin e një dite më parë ku humbën jetën burrë e grua është arrestuar nga policia.

I riu, drejtues i automjetit tip “Benz” akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Qejvani, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga Kujtim Mehmeti, 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe (e cila ishte bashkëshortja e tij), kanë humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i “Benzit”, Myfit Qejvani dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se 29-vjeçari lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në krah të kundërt dhe u përplas kokë më kokë me furgonin që drejtohej nga Mehmeti./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›