E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidenti me vdekje dje në Vorë, policia arreston dy drejtues mjetesh të përfshirë në ngjarje

Policia ka arrestuar shtetasit Ferit Haka, 31 vjeç, dhe Beqir Gripshi, 24 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, automjetet që drejtonin janë përfshirë në një përplasje me automjetin me drejtues Flobert Ajazin, 35 vjeç.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën shtetasi Flobert Ajazi si dhe u dëmtuan 2 pasagjerë, shtetasit A. B., 18 vjeç dhe M. H., 34 vjeçe.

Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›