Aksidenti në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, nën hetimi shoferi bullgar! Ja akuzat që ngrihen ndaj tij

Autoritetet e drejtësisë në Greqi ka ngritur akuza për vrasje nga pakujdesia, dëmtim të rrezikshëm nga pakujdesia dhe drejtim të rrezikshëm mjeti ndaj shoferit bullgar që u përfshi në aksidentin e rëndë rrugor të së hënës (18 gusht) në autostradën Egnatia Odos, ku tre shqiptarë humbën jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mesditë, kur automjeti me tre shqiptarë u përplas nga kamioni, me pas mjeti u përfshi nga flakët duke lene te vdekur tre persona, ndersa nje tjeter u plagos.
Automjeti i përfshirë në zjarr u përplas edhe me një makinë të dytë, në të cilën udhëtonin të afërm të viktimave, por fatmirësisht ata arritën të dalin në kohë. Pas trajtimit mjekësor, të gjithë pasagjerët e mjetit të dytë morën shërbim mjekësor dhe dolën nga spitali, ndërsa gruaja e vetme e mbijetuar nga automjeti i parë, i cili u dogj plotësisht, ndodhet në gjendje të stabilizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.