E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Korçë/ Shoferi i motorit në spital, drejtuesi i makinës: Nuk e përplasa unë, humbi ndjenjat

Një aksident në bulevardin “Gjergj Kastrioti” në Korçë ka lënë të plagosur drejtuesin e një motoçiklete.

Ndërsa drejtuesi i motorit u dërgua me urgjencë në spital, shoferi i mjetit ka deklaruar se automjeti i tij nuk e ka goditur motoçikletën. Sipas tij, drejtuesi i motorit ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në rrugë, duke shkaktuar plagosjen.

Të pranishmit i dhanë ndihmën e parë viktimës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe shërbimet e urgjencës për të hetuar shkaqet e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›