E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksidenti në Pogradec, niset me helikopter drejt Traumës njëri nga turistët anglezë

Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin mbetën të plagosur tre persona.

Bëhet me dije se njëri nga turistët anglezë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë. Sipas njoftimit zyrtar nga përplasja e fortë kanë mbetur të palgosur 2 turistë anglezë dhe drejtuesja e mjetit tjetër. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›