E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, ndërron jetë në spital 74-vjeçari

Ka humbur jetën në spital 74-vjeçari që u aksidentua në aksin rrugor Levan-Vlorë.

I moshuari ishte transportuar për ndihmë mjekësore pas aksidentit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Reklamë

Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, njoftoi policia më herët.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›