E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik i Diogo Jota dhe vëllait të tij, policia zbardh detajet

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ku humbën jetën dy vëllezërit sportistë Diogo Jota dhe Andre Silva.

Sipas dëshmive, në timonin e Lamborginit ishte pikërisht futbollisti portugez. Ai dyshohet se po e drejtonte automjetin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar, shkruajnë mediat e huaja.

Lojtari 28-vjeçar i Liverpulit ndërroi jetë bashkë me të vëllanë, Andre Silva, pas aksidentit në provincën Zamora, në veriperëndim të Spanjës, në orët e para të së enjtes së kaluar.

Sipas policisë, njëra nga dy gomat e pasme të veturës sportive shpërtheu gjatë një parakalimi. Kjo bëri që vetura të rrëshqiste, të çante një mbrojtëse anësore të rrugës, të rrokullisej dhe menjëherë të merrte flakë.

Policia spanjolle, “Guardia Civil” bëri të ditur se automjeti pati një manovër parakalimi në autostradë kur doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

“Nga të dhënat e deritanishme, gjithçka tregon se ka pasur tejkalim të shpejtësisë së lejuar”, ka thënë policia lokale rrugore e Zamorës, mbi hetimet paraprake.

Autoritetet theksuan se, bazuar në gjurmët e gomës së Lamborginit, të gjitha provat e mbledhura thonë se Zhota ishte drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit. Ndërkaq, një raport ekspertize po përgatitet, por hetimet janë bërë më të ndërlikuara për shkak të intensitetit të zjarrit që shkrumboi veturën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›