E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik në Durrës, Kuvendi mban një minutë heshtje

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodjana Spahiu shprehu ngushëllimet për familjarët.

“Engjëjt u prehshin në paqe!”, u shpreh Spahiu.

Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi më 3 maj në zonën e njohur si ish-Këneta, në Durrës ku një 57 vjeçar i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur përplasi 3 të mitur duke lënë të vdekur dy prej tyre, ndërsa i treti ndodhet në spital.

Kuvendi mban 1 minutë heshtje – Foto: Andrin Hoxha

1 nga 4

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›