Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe një shqiptar

Udhëtimi për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës u kthye në tragjedi për shtatë tifozë të ekipit grek të PAOK-ut, mes tyre edhe një shqiptar.
Ndërsa po shkonin në Rumani me një fugon, u përplasen me një kamion. Si pasoje e aksidentit, shqiptari Vasil Palo humbin jetën.
Pamjet tregojnë momentin kur fugoni kreu parakalimin, por shoferi nuk u kthye në korsin e tij duke shkuar drejt kamionit. Nga aksidenti mbeten të plagosur edhe 3 persona të tjerë, dy shtetas greke dhe një shtetas shqiptar me nënshtetësi greke, i identifikuar si Genci Sadiku.
Ambasada Shqiptare ne Bukuresht tha se Genci Sadiku kishte kontaktuar fillimisht Ambasadën Greke në kryeqytetin e Rumanisë pasi si ai, por edhe si viktima Shqiptarë Vasil Palo kishin pasaporte Greke. Tre personat e plagosur janë në gjendje stabël shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia për në Francë për të ndjekur ndeshjen e Europa League midis Lyon dhe PAOK. Autoritetet Romune kanë nisur hetimet mbi aksidentin e rëndë ndërsa disa patrulla policie dhe autoambulanca të shumta mbërritën në vendngjarje.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ndërsa tha se Qeveria dhe Ambasada Greke në Bukuresht po bashkëpunojnë me autoritetet për të lehtësuar proceduarat për familjaret e viktimave dhe personave të plagosur.