E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksidenti, vdes e moshuara/ Përplasen dy mjete në rrugën Thumanë-Fushë Krujë, tre të plagosur

Këto pamje vijnë nga aksidenti I rëndë I regjistruar mesditën e së mërkurës në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë.

Një e moshuar, pasagjere në njërën prej makinave humbi jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën rëndë.

Përplasja e fortë mes dy makinave ndodhi në afërsi të Borizanës, ndërsa nga hetimet e deritanishme, konfirmohet se shkak është bërë parakalimi I gabuar.

Viktima është identifikuar si Bedrie Saja, 85 vjeç, nëna e drejtuesit të automjetit, Idriz Saja. Në makinën që drejtohej nga Idriz Saja udhëtonte edhe pasagjerja Lindita Saja e cila po ashtu ka mbetur e plagosur.

E plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesja e makinës tjetër, Malvina Kani e cila udhëtonte e vetme në momentin e përplasjes.

Të tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Të katër personat e përfshirë në aksident janë banorë të zonës së Fushë-Krujës.

Policia vendore ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që solli bilancin tragjik./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›