E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidentohet ambulanca në Gjirokastër, lëndohet pacientja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku një autoambulancë është përplasur me një tjetër mjet.

Sipas informacioneve bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë, shtetasja me iniciale V.K.

Pacientja është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti  (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›