E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet autobusi me turistë/ Antalia, 9 viktima dhe 25 të plagosur, mjeti doli nga rruga

Të paktën 9 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus turistik u aksidentua mëngjesin e kësaj të diele në Antalia, qytetin e Jugut të Turqisë.

Pamjet e publikuara nga mediat Turke tregojnë autobusin e rënë në anë të autostradës, pasi shkak për akisdentin u bë lagështia në rrugë dhe mjegulla duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbte kontrollin.

Guvernatori i Antalias, i cili zbuloi se në mesin e 25 personave të plagosur ka dhe prej tyre në gjendje të rëndë zbuloi se shkaqet kryesore për aksidentin tragjik dyshohet të jetë hyrja me shpejtësi të lartë në kthesë nga ana e shoferit.

Autoritetet turke nuk kane zbuluar deri me tani kombësinë e viktimave dhe personave të plagosur dhe nëse behet fjale për pasagjere shtetas te huaj brenda autobusit.

Antalia, një destinacion turistik i njohur i Mesdheut është përfshirë në ditët e fundit nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar në disa zona përmbytje të mëdha si dhe rrëshqitje dheu në disa prej akseve brenda këtij qyteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›