E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksidentohet në majë të malit në Qafën e Mënit, shpëtohet 68-vjeçari

Aksidentohet në qafën e malit një 68-vjeçar ndërsa ishte se bashku me kafshën e punës, shpëtohet në kohë rekord nga forcat e ndërhyrjes.

Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Mënit në malin e  Dhëmbelit në Bashkinë Përmet kur  Luan Lame, 68 vjeç nga fshati Lipë, njësia Administrative Petran në orën 12:40 njofton policinë me celular për aksidentin që kishte pësuar.

Mësohet se 68-vjeçari kishte rëshqitur në një terren të vështirë me gjithë kafshën (Pelë) duke e zënë nën vete dhe pësuar fraktura te renda në trup ku nuk lëvizte dot.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, policia dhe ndihma e shpejte. Personi i lënduar rende u transportua dhe shoqërua për në Spitalin Përmet për dhënie ndihme dhe ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›