Aksidentoi për vdekje këmbësoren, arrestohet 70-vjeçarja në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar shoferen 70-vjeçare, e cila aksidentoi për vdekje një këmbësore 65-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në lagjen “3 Heronjtë”.
70-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./abcnews.al