Aksidentoi për vdekje të moshuarin/ Tiranë, si përfundoi i mituri në prangat e policisë

Policia e Tiranës ka arrestuar një të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar një 82 vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë në zonën e Yrshekut.
Sipas burimeve për ABC News, i mituri fillimisht është fshehur pas aksidentit më pas policia në bashkëpunim me prindërit e kanë gjetur dhe është dërguar në komisariat. Sipas po të njëjtave burimeve janë dashur disa orë për ta marrë në pyetje të miturin në prani të psikologut për shkak se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
I mituri është shprehur i penduar ndonse deklarata është ndërprerë disa herë për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikologjike./abcnews.al