E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksion “blic” në Lungomare, shoqërohet një person i dyshuar si i rrezikshëm

Aksion i papritur i forcave të Policisë në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve, një person është shoqëruar nga policia pasi dyshohet si i rrezikshëm.

Banorët që ndodhën në vendngjarje raportuan se operacioni ka zgjatur vetëm disa sekonda, ku forcat speciale, të maskuara dhe të armatosura, kanë shoqëruar personin e dyshuar në një automjet.

Po ashtu, janë konfirmuar kontrolle për individë me precedentë kriminalë, persona në kërkim, ata që qarkullojnë me armë, si dhe automjete të vjedhura.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›