E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion i Policisë Rrugore në Tiranë, mbi 2000 gjoba në 24 orët e fundit për shkelje të Kodit Rrugor

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka zhvilluar kontrolle intensive me patrulla shtesë dhe mjete logjistike bashkëkohore në të gjitha akset e kryeqytetit, për të garantuar respektimin e parametrave të sigurisë rrugore.

Fokusi i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë konstatimi i përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, një praktikë që shpërqendron drejtuesit dhe përbën rrezik serioz për aksidente, si dhe mosrespektimi i radhës së lëvizjes në karrexhatë gjatë trafikut.

Gjatë aksionit u vendosën gjithsej 2259 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, prej të cilave 285 për përdorim celulari dhe 87 për mosrespektim të radhës në trafik.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në trafik.

Çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit mund ta raportoni në numrin 112.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›