E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion për hapësirat publike në Vlorë, prishen objekte dhe struktura që ishin pa leje

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po vijon punën për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës.

Ekipet vijuan këtë të enjte me ndërhyrjet për shembjen e objekteve dhe strukturave të evidentuara si zaptuese të territorit publik.

Aksioni është përqendruar në qendër të qytetit, ku ka nisur prishja e objekteve që janë ngritur në kundërshtim me ligjin ose kanë zënë hapësira të destinuara për përdorim nga qytetarët.

Autoritetet bënë të ditur se aksioni do të vijojë edhe  në zona të tjera të Vlorës, ku janë konstatuar ndërtime pa leje dhe shtesa të paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›