E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksioni i RENEA-s në Pogradec/ Kapen dhjetëra armë zjarri dhe thika, sekuestrohen afro 200 milionë lekë dhe naftë kontrabandë

Dhjetëra armë zjarri, armë të ftohtë thika, afro 200 milionë lekë të vjetra dhe sasi të mëdha nafte e karburant kontrabandë janë sekuestruar këtë të premte gjatë operacionit të RENEA-s në Pogradec.

Gazetari Roland Beqiraj raportoi më herët se janë zhvilluar dhjetëra kontrolle, në mesin e të cilave edhe banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi, një personazh i skeduar për aktivitel kriminal.

Në polici janë shoqëruar të paktën 14 persona./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›