E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni në Durrës, SPAK zbardh vrasjen e Edmir Begut dhe lëshon 8 masa sigurie: E porositi Astrit Avdyli për hakmarrje

SPAK ka goditur një organizatë kriminale që vrau në 2021 Edmir Bregun për hakmarrje.

Në total me urdhër të kësaj prokurorie janë lëshuar 9 masa arresti, nga të cilat pesë janë ekzekutuar, ndërsa katër, jo.

Në krye të bandës së organizuar qëndronte Astrit Avdylaj, i prangosur për dosjen “Revanshi”.

Hetimet u përqëndruan tek persona që bashkëpunuan me njëri-tjetrin duke arritur të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme me: Automjete me qira, armë zjarri, banesa si dhe të kryejnë mbikeqyrje të vazhdueshme me qëllim realizimin e vrasjes.

SPAK: Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, dhe Aldo Avdyli.

Me urdhër të SPAK , policia ka arrestuar Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist, Loer Kume.

SPAK: Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume.

Ndërkaq në krye të organizatës kriminale që kishte për qëllim të kryente falsifikim dokumentesh me qëllim edhe tjetërsimin e pronave, qëndronte Aleksandër Laho, i njohur me emrin Rrumi i Shijakut, vëllai i të cilit, Vullnet Muçi, u arrestua. SPAK sqaroi edhe mekanizmin e regjistrimit të pronave, në mënyrë antiligjore.

SPAK: Këta shtetas dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.

Në kërkim janë edhe dy ekzekutorët e vrasjes së Edmond Bregut, Alfred Doka, ndërsa identiteti i të dytit nuk është bërë ënde i ditur. Hetimet vazhdojnë pasi prokuroria dyshon që të përfshirë janë edhe persona të tjerë./vizionplus..tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›