Aksioni në veri të Kosovës, policia deklaratë zyrtare: Konfiskohen rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Policia e Kosovës ditën e sotme ka zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku janë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore”.
Lidhur me rastin, Policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku thotë se janë konfiskuar “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinar, rreth 19.500 franga, 13.800 dollar amerikan dhe 40 dollar australian”.
“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.”
“Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejshme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”




/vizionplus.tv