Aktivitetet kulturore/ 'Na ishte njëherë', koncert recital i Elsa Lilës në TKOB! Shfaqja 'Nëna' tek Metropoli

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“NA ISHTE NJËHER˔, KONCERTI RECITAL I ELSA LILËS NË TKOB
Këngëtarja e njohur Elsa Lila do të rikthehet në skenë me koncertin recital “Na ishte njëher녔 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, mbrëmjen e nesërme, në 7 nëntor, në orën 19:00 .


2. “NËNA” ME AKTORET MARJETA LJARJA E YLLKA MUJON TE “METROPOL”
“Nëna”, vijon të ngjitet në skenën e teatrit “Metropol” edhe sonte, të shtunën dhe të dielën në orën 19:00. Shfaqja vjen si një udhëtim emocional, ku çdo fotografi fsheh një histori. Me regji të Milto Kutalit dhe autor Ruzhdi Pulahën, interpretojnë: Marjeta Ljarja; Yllka Mujo; Klea Konomi; Elia Zaharia; Xhino Musollari; Roerd Toçe; Joana Omeraj.
3. KONCERT/ SIMFONIA E ÇAJKOVSKIT NGA ORKESTRA E RTSH-SË
Orkestra Simfonike e RTSH-së nis ciklin e simfonive të Pyotr Ilyich Tchaikovsky me Simfoninë nr. 1 në sol minor, Op. 13, “Ëndrra dimërore”, një vepër e mbushur me lirizëm, ngjyra orkestrale dhe emocione të thella. Nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, koncerti do të mbahet sonte në orën 19:00 në sallën “Ferdinand Deda” të RTSH-së. Në të do të interpretohen edhe dy arie të kompozitorit Ëolfgang Amadeus Mozart: “Non mi dir, bell’idol mio”, nga opera “Don Giovanni”, dhe “Temerari… Come scoglio”, nga opera “Così fan tutte”, të interpretuara nga sopranoja Laurence Guillod.
4. “GREPI I ART˔, KOMEDIA ME INTRIGA DHE SURPRIZA NË DURRËS
Komedia “Grepi i Artë” vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës edhe sot, nesër dhe më 8 nëntor, në orën 19:00. Një histori ku dyshimet për tradhti, përgjimet, kamerat e fshehta dhe maskimet krijojnë një rrjet intrigash, humori dhe sekretesh. Në një lojë ku ambicia për pushtet dhe ruajtja e imazhit publik ndërthuren me jetën personale, askush nuk është aq i pafajshëm sa duket dhe çdo e vërtetë e zbuluar sjell një mister të ri.
5. “E ZONJA E BUJTINËS”, NË SKENËN E TEATRIT “PETRO MARKO” NË VLORË
Teatri “Petro Marko” në Vlorë sjell për publikun shfaqjen “E zonja e bujtinës”, e cila do të prezantohet sot dhe nesër, më 6 dhe 7 nëntor, në orën 19:00. Një tjetër mundësi për artdashësit vlonjatë për të ndjekur një produksion teatror dhe për të shijuar magjinë e skenës.
6. “1984”, VEPRA E GEORGE ORWELL NË TEATRIN KOMBËTAR EKSPERIMENTAL
Romani i njohur i George Orwell, “1984”, prej javësh tashmë është sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në Tiranë. Shfaqja, bashkëprodhim me Teatrin “Migjeni”, do të vijojë të prezantohet edhe sonte, nesër dhe të dielën, në orën 20:00. Me regji të Dino Mustafić dhe dramatizim të Jeton Nezirajt, produksioni trajton temat e kontrollit, pushtetit, propagandës dhe lirisë individuale, duke sjellë në skenë universin distopik të Orëellit. Në kastin e aktorëve janë Ema Andrea, Rafael Hoxhaj, Eva Gjika, Jozef Shiroka, Adriana Tolka dhe Nikolin Ferketa.
7. SHFAQJA/“NË SHTËPINË TON˔, NË TEATRIN “BYLIS” TË FIERIT
Komedia “Në shtëpinë tonë” do të vijojë të shfaqet edhe sot dhe nesër në orën 18:00, në Teatrin “Bylis” në Fier. Me një kast prej pesë aktorësh, ku bëjnë pjesë Luiza Xhuvani, Sokol Angjeli, Gentian Zenelaj, Indrit Cobani dhe Andia Xhunga, e cila është edhe regjisore e shfaqjes, produksioni premton të sjellë në skenë humor dhe situata argëtuese për publikun.
8. “ZONJA PLASTIKA” SHFAQJA E CIRKUT KOMBËTAR TE KUKULLAT
“Zonja Plastika” nga Cirku Kombëtar do të shfaqet nesër në orën 12:30 në Teatrin e Kukullave në Tiranë. Në këtë shfaqje ndërthuren mesazhet ndërgjegjësuese me artin e cirkut, duke sjellë numra cirku në ajër, xhonglim e ekuilibër. Ndërkohë, gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën paradite, fëmijët mund të ndjekin në Teatrin e Kukullave edhe shfaqjen “Smërfët dhe Gargamela” në oraret 10:30 dhe 11:30.
9. “DASHURI, PAQE, PARA”, KOMEDIA E LLESHIT NË QYTETIN E LEZHËS
“Dashuri, Paqe, Para”, komedia e Edison Lleshit që sjell humor në skenën e Lezhës sot dhe nesër në orën 18:00. Me regji nga Edison Lleshi, në qendër të veprës janë tre personazhe: Burri, Gruaja dhe Dashnori, të cilët përmes situatave komike dhe zhvillimeve të papritura sjellin në skenë një histori ku ndërthuren dashuria, paqja dhe paraja. Hyrja për të ndjekur shfaqjen është e lirë.