E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktori dhe regjisori amerikan, Sean Penn vizitë surprizë në Ukrainë

Mes kaosit të sulmeve, Kievi ka mirëpritur një tjetër vizitë të rëndësishme. Aktori dhe regjisori amerikan Sean Penn, sapo u shpall fitues i çmimit Oscar për Aktorin më të Mirë Mbështetës, ka mbërritur në Ukrainë.

Një zyrtar i lartë ukrainas konfirmoi për AFP se bëhet fjalë për një vizitë personale solidariteti. Penn, i cili bashkë-drejtoi një dokumentar mbi Zelenskyn në vitin 2023 dhe mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar pikërisht për këtë arsye, pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin ukrainas gjatë ditës së sotme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›