E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat ne 2004 Dol nen hetime per 16 mln euro

Zhozef Dol 64 vjec nga Strasburgu France ishte fermer dhe aktivist bujqesor. Ai hyri ne politike qe ne moshen 35-vjecare dhe me pas arriti te jete edhe kryebashkiak i qytezes me 1000 banore ne vendlindje. Prej vitit 1976 ishte perfaqesues i fermereve te rinj ne nivel europian dhe ne 1997 ne kulmin e krizes se lopes se cmendur ai u zgjodh kryetar i Federates se Prodhuesve te mishit te vicit ne France dhe gupit te vicit ne Europe. Emri i tij ishte perfshire ne hetimet per zhvatje te fondeve publike ne France ne vitet 90 per zhdukjen e 16 milione eurove te destinuara per bujqesine gjate mandatit te tre ministrave te bujqesise ne France. Hetimet qe nisen ndaj tij ne 2004 kishin te benin me shperndarjen e fondeve per unionin e femereve dhe per te paguar stafin e vet. Ai nuk u akuzua per perfitime personale por per bashkepunim ne abuzimin me fondet publike. Ne 8 gusht 2007 gjykata megjithate vendosi te rrezoje akuzat ndaj tij duke theksuar se ceshtja ndaj tij nuk parashikon ndeshkim ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›