E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alarm në aeroportin e Hamburgut, evakuim i zonës së sigurisë pas një incidenti të dyshimtë

Në aeroportin e “Hamburg Airport” është dhënë sot një alarm sigurie, duke detyruar autoritetet të evakuojnë një pjesë të zonës së kontrollit të pasagjerëve pas një incidenti që po hetohet nga policia.

Masa e evakuimit u ndërmor si reagim ndaj një “incidenti policor” në ambientet e aeroportit, pa dhënë fillimisht detaje të plota mbi natyrën e ngjarjes.

Mediat gjermane raportojnë se incidenti lidhet me verifikimin e një objekti të dyshimtë, i cili ka shkaktuar aktivizimin e procedurave të sigurisë.

Si pasojë, të gjithë pasagjerët që ndodheshin në zonën pas kontrollit të sigurisë u urdhëruan të largohen menjëherë.

Autoritetet kanë pezulluar përkohësisht operacionet në atë pjesë të aeroportit, ndërsa ekipet e specializuara po kryejnë kontrolle për të vlerësuar rrezikun dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›