E Martë, 3 Nëntor 2026

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

Deputeti i LVV Glauk Konjufca foli pas evakuimit të sallës së Parlamentit nga ana e Policisë që kërkoi largimin e ligjvënësve. Ai tha se njoftimi për vendosjen e një bombe është kryer nëpërmjet një telefonate.

“Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, komentoi Konjufca për mediat në Prishtinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›