E Diel, 1 Nëntor 2026

Alba “kokë më kokë” me Silvanën, fermerët tregojnë cila duhet të qëndrojë në Ferma VIP

Alba apo Silvana, cila prej të dy fermereve duhet të qëndrojë ende në izolimin e Ferma VIP?

Ishte kjo pyetja e moderatores Luana Vjollca që iu përgjigjën një pjesë e konkurrentëve.

Disa u shprehën se duhet të vazhdojë rrugëtimin Alba e disa Silvana.

Ndërkohë, dy opinionistët, Zhaku dhe Kastro Zizo treguan anët pozitive dhe negative se si i kanë parë fermeret në javën e parë.

Pjesë nga biseda:

Luana: Kë doni të qëndrojë në shtëpi mes Albës dhe Silvanës?

Big Basta: Alba. Sado me ato shakatë e veta, ka sjellë një lëvizje shumë të madhe në shtëpi.

Andueli: Duhet të vazhdojë Silvana, njerëzit jashtë duan të shohin mirësi dhe pozitivitet se sa negativitet që të na bëjë të dalim jashtë vetes.

Albi: Duhet të qëndrojë Silvana.

Nur: Alba, dua të qëndroj Alba.

Zhaku: Alba ka dhënë gjithçka nga vetja. Prodhon gjithmonë diçka të re. Nuk shoh diçka negative, më duket një person pozitiv. Sa i përket Silvanës, mendoj se është një personalitet i veçantë. Unë e di shumë mirë që ka potencial. Ka qenë pak në gjumë, mbase ka pirë valium

Kastro: Silvanën e kam parë të tërhequr. Mungesa e jetës jashtë i ka ndikuar. Aty luhet, është një lojë ndjenjash gjithë kohës. Alba nga ana tjetër është një personazh. Është një fermere në kuptimin e plotë të fjalës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›