Albin Kurti fiton bindshëm zgjedhjet, Vetëvendosje drejt krijimit të qeverisë vetëm, humb thellë opozita

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit me rreth 50 % të votave. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit paraprak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë shpërtheu festa.
Në një deklaratë për mediat, kryeministri në detyrë, Kurti shtroi prioritetet për legjislatuerën e re.
“Është koha të vazhdojmë punët e mira”, tha ai.
Më vonë ai doli në shesh për të përshëndetur mbështetësit.
“Po na e beni dimrin verë”, tha Kurti.
Partitë opozitare, përshëndetën fitoren e vetëvendosjes ndërsa, kreu i LDK Lumir Abdixhiku nuk përjashtoi dorëheqjen pas rezultatit të arritur.
“LDK ka nevojë për unitet, do të diskutohet edhe dorëheqja”, tha ai.
E përllogaritur në mandate, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 56 deputetë, PDK 23, LDK 15, AAK 6, Lista Serbe 10 dhe pakicat e tjera jo serbe gjithashtu 10.
Rezultati përfundimar do të bëhet i ditur pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht. Sa i takon pjesëmarrjes, dalja në këto zgjedhje ishte 44. 99 %, më e lartë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.