E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Albin Kurti jep lajmin për qytetarët: Rritja pagash nga 1 janari

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi rritje të pagave për te gjithë punonjësit e sektorit publik nga janari i vitit të ardhshëm.

Kësaj radhe nuk është rritur vlera e koeficientit siç ka ndodhur rëndom por është shtuar njësitë e koeficientit.

Sipas Kurtit, vlera e 1 koeficienti mbetet 110 euro, por nga janari i vitit të ardhshëm njësia e koeficientit rritet me 0.5 njësi dhe nga korriku edhe 0.5. Në total gjatë vitit të ardhshëm njësia e koeficientit do të rritet me 1.

Të gjithë të punësuarit për sektorët publikë pagat do të rriten nga 55 euro e nga korriku edhe për 55 euro të tjera.

Rreth 18-20% do të rritet për mësuesit, policët e ushtarët ndërsa nga 5-7% për funksionet e larta drejtuese dhe me koeficiente më të lartë.

Kryeministri Kurti ka kërkuar mbështetjen e opozitës për kalimin e buxhetit për vitin e ardhshëm në Kuvend në një kohë kur Lëvizjes Vetëvendosje i janë larguar disa deputetë dhe varet nga grupi multietnik për kuorum.

/a.r

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›