Albin Kurti udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Kryeministri Albin Kurti udhëton për në New York për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, qëllimi kryesor i këtyre takimeve është promovimi dhe forcimi i vlerave e interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Kurti do të takohet gjithashtu me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës, si dhe me investitorë potencialë të interesuar për ekonominë e Kosovës.
“Gjatë qëndrimit në Amerikë, kryeministri Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zhvillon aktivitetet e saj kryesore gjatë muajit shtator, ndërsa Java e Nivelit të Lartë dhe debati i përgjithshëm priten të zhvillohen në ditët e ardhshme.
/rtsh.al/