E Martë, 3 Nëntor 2026

Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë tonë naftë bruto

Kompania shtetërore “Albpetrol” sha do të shesë 100 mijë e 971 tonë naftë. Për këtë arsye ka shpallur ankandin e hapur që do të mbahet më 8 gusht 2025, ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për procesin e shitjes ka një formulë të miratuar, ku çmimi minimal për njësi është 77.45% i çmimit ndërkombëtar Brent + K.

Ndërkohë në pikat e lëvrimit çmimi llogaritet 77.45% e çmimit Brent – 4.04 USD/bbl + K, duke mbuluar kostot e transportit dhe magazinimit.

Nafta që do të dalë në treg ndodhet në disa pika magazinimi të Albpetrol, përfshirë Usojë, Visokë, Gorisht, Zharrëz, Kuçovë dhe Amonicë, ndërsa afati i evadimit është 12 muaj nga nisja e procedurës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›