Aleksandër Peci: Jam shumë mirë, Zoti bëri mrekulli
TIRANE- Një ditë pas mbërritjes së tij në Gjermani, Aleksandër Peci, ka bërë të ditur se është shëndoshë e mirë dhe se ndihet krenar që është shqiptar. Këtë e mësojmë përmes faqes së tij të rrjetit social Facebook, ku ai të premten në darkë shkruan tre mesazhe në faqen zyrtare të tij për miqtë e shokët. Nga mesazhet e shkruara, duket se i ka shkruar shpejt dhe tejet i emocionuar, pasi teksti ka gabime shtypi.
Mesazhi i parë është: “Ju flm te gjfve pr urimin un jam shum zoti beri mrekull e jam shendeosh e mir ju dua te gjithavfe”, premte 20:59. Ai me këtë mesazh përshëndet miqtë e tij të rrjetit social, i thotë që është mirë me shëndet, i do të gjithë, e mbi të gjitha, duke qenë besimtarë i mirë, e quan si mrekulli të Zotit rastin e vet. Brenda 37 minutave këtij mesazhi pëlqehet nga 123 persona dhe komentojnë për të 57 të tjerë, ku një nga urimet me të shpeshta është që Zoti bëri mrekullinë dhe e urojnë të kthehet shëndosh në Shqipëri, Aleksandri shkruan edhe një tjetër mesazh në faqen e rrjetit social, sërish i emocionuar: “Un ndjehem krenar qe kam kam gjak shqpitat skam ma mir se me kkan shqiptatt”, premte 21:36, ai u kujton të gjithëve se është krenar që ka gjak shqiptari dhe s’ka më mirë se të jesh shqiptar. Ky mesazh shoqërohet me komentet e 16 miqve të tij, që ia kthejnë me të njëjtin tekst e përmbajtje urimin.
E duke qenë se i lexon këto komente, nuk vonon dhe ai nis mesazhin e fundit 24 minuta më vonë me këtë tekst: “Naten e mir te duashu shqipeter un shendosh e mir zoti ban mrekulli ju du shum nten te gjithve”, premte 22:00. I uron të gjithëve natën e mirë dhe duke qenë se është mirë me shëndet, përmend Zotin, i vetmi që bën mrekulli të tilla. 62 persona i përgjigjen mesazhit të tij, ku tekstet e tyre janë përshëndetëse, e mes të tjerave janë edhe shokët e tij të repartit që i urojnë mirëseardhjen në shtëpi. Të fundit mesazh që kishte shkruar Aleksandër Peci në faqen e tij të Facebook-ut ishte data 19 shkurt 2012, ku ai publikonte një këngë të këngëtarit të njohur Gëzim Nika. Por më pas, pikërisht më 20 shkurt, ai ndërpret çdo lidhje me Shqipërinë. Në një sulm, të papritur të një polici afgan ndaj trupave ndërkombëtare perëndimore, ku bënin pjesë edhe shqiptarë, plagoset dhe vdes në vend komandoja Feti Vogli si dhe plagoset në gjendje të rëndë vetë Aleksandër Peci. Lajmin për Pecin, Ministria e Mbrojtjes e sjell sikur edhe ai ka vdekur, duke shkaktuar një tronditje të rëndë te familjarët, të cilët hapin mortin.
Dy orë pasi shtëpia bëhet gati të presë njerëzit për këtë fatkeqësi, të hënën në darkë, në shtëpinë e Jak Pecit mbërrijnë sërish efektivat e ushtrisë që japin lajmin tjetër, që Aleksandri i ka mbijetuar sulmit, por është në vdekje klinike. Familjarët gëzohen për këtë lajm, por informacionet për shëndetin e të birit kalojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Aktualisht, Aleksandër Peci gjendet në një spital ushtarak amerikan në Landstluh të Gjermanisë dhe siç shihet edhe nga mesazhet në rrjetin social, është mirë me shëndet.
(m.a/GSH/BalkanWeb)