E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alex Soros prezanton Ramën me partneren e tij: Gjithmonë e mrekullueshme të jemi bashkë, pavarësisht se ku e gjejmë veten

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij kanë qenë për disa ditë me radhë në New York, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Rama është takuar edhe me Alex Soros. Djali i filantropit George Soros ka publikuar një foto ku shkruan:

“Gjithmonë është e mrekullueshme të jemi sërish bashkë, pavarësisht se ku e gjejmë veten!”

View this post on Instagram

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

Vizitat e tij në Shqipëri kanë qenë të shpeshta, herë për pushime dhe herë për takime zyrtare apo aktivitet të ndryshme që zhvillohen në vendin tonë.

Ai i dha fund beqarisë në korrik, ku i propozoi për martesë Huma Abedin. 48 vjeçarja është një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Hillary Clinton./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›