E Diel, 1 Nëntor 2026

Alizoti: Edhe në kohën e Adil Çarçanit kishte debat! Riktheni seancën e kaluar

Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të përsëritet edhe një herë seanca e kaluar, ku duhej të prezantohej qeveria.

Nga Kuvendi, Alizoti theksoi se edhe në kohën e Adil Çaraçanit ka pasur debat në Kuvend

“Kur flet shumica ju tentoni që të gjeni arsye për të vazhduar ata. Kërkojmë rikthimin e seancës së kaluar. Precedenti është i rrezikshëm. Është hera e parë në demokraci ku ndërpritet seanca.

Edhe në kohën e Adil Çarcanit ka pasur debat dhe fjalë në këtë Kuvend. Do ju lutesha që të rikthehej seanca e parë. Ju duhet të diskutoni dhe të iluminoni qytetarët, për ata që do të drejtojnë Shqipërinë. Ju mund ta çoni vendin jo vetëm në BE, por në kozmos.”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›