E Diel, 1 Nëntor 2026

Alternime vranësirash, pasdite mot i kthjellët në të gjithë territorin

Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat e dendura në orët e mesditës deri ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në relievet malore në lindje si dhe në malësitë e zonës së jugut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›