E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Dumani bën bilancin e SPAK: Zgjasni mandatin e prokurorëve, task forca për zgjedhjet nuk dështoi

Altin Dumani raportoi për herë të fundit para deputetëve të parlamentit të Shqipërisë pasi mandati i tij si drejtues SPAK-ut mbaron në fund të këtij viti.

Dumani shfrytëzoi këtë mundësi të fundit në Komisionin e Ligjeve për të kërkuar sërish ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që prokurorët e SPAK-ut të kenë mundësi të kandidojnë për një mandat të dytë.

“Dumani unë do të rikandidoj e kam vendosur këtë sido që të jetë ligji. Por në 2028, 11 prokurorëve iu mbaron mandati, dhe nuk kemi burime njerëzore për t’i zëvendësuar. Këta prokurorë ndjekin çështje që zgjasin me vite të tëra, dhe cënohen hetime në këtë drejtim”, u shpreh kreu i SPAK.

Pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare, opozita akuzoi SPAK-un se dështoi të hetojë krimet zgjedhore.

“Shitblerja e votës është një faktorët kryesore të masakrës zgjedhor dhe taks forca rezultoi një fiasko e madhe”, tha Bylykbashi.

“Task forca nuk ka dështuar. Ne kemi marrë një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Kemi në hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion zgjedhor, kemi arrestuar disa persona. Duhet të bënim më shumë, por në 20 prokurore jemi”, u përgjigj Dumani.

Opozita shfrytëzoi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për të ngritur shqetësimin për aplikimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për një vit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, duke kërkuar sqarime për dy standartet e SPAK-ut në masat e sigurisë.

“Unë kam garantuar pavaresinë e prokurorëve dhe kam deleguar të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme  Prokurorët udhëhiqen nga dispozitat që parashikojnë masat e sigurimit”, shtoi kreu i SPAK.

Dumani shpjegoi se personalisht ka porositur prokurorët e SPAK-ut të kene kujdes kur kërkojnë masë sigurie arrest me burg, edhe pse theksoi se pjesa dërrmuese e masave të sigurisë arrest me burg i përkasin krimit të organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›