E Diel, 1 Nëntor 2026

“Altin Dumani konfirmon se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e komisionit hetimor për fondet e IPARD”

Partia Demokratike i është drejtuar Kuvendit me një shkresë ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural).

Partia Demokratike i është drejtuar Kuvendit me një shkresë ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural). Kjo kërkesë vjen ngaPD, pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor në Kuvend dhe në Komisionin e Ligjeve, pranoi se çështja aktualisht është nën hetim së bashku me homologë evropianë.

PD propozon që komisioni të përbëhet nga 11 anëtarë, kryetari dhe 4 anëtarë të Partisë Demokratike dhe 6 anëtarë të Partisë Socialiste. Komisioni propozohet të ketë afat veprimi 6 muaj dhe për qëllim ka:

Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian;

Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II;

Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve;

Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale;

Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare.

Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›